Sfida e se enjtes ne “Loro Boriçi” ne mes Vllaznise dhe Kukesit pritet me shume interes ne te dy kampet. Skuadrat kane nje diference prej tre pikesh ne favor te kukesiave dhe per kete arsye, shkodranet duke shfrytezuar edhe faktorin fushe, do te tentojne qe te barazohen me pike me ta.
Por ne fakt me Kukesin, kuqebluve nuk u ka ecur shume keto vitet e fundit. Megjithate, ish- futbollisti i Vllaznise Amarildo Belisha mendon ndryshe. Kete gje ai e ka shprehur edhe ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” kur ka deklaruar:
“E them pa frike qe do fitoje Vllaznia ne ndeshjen ndaj Kukesit. Kete besim e bazoj tek fakti qe Kukesi ne prapavije ka shume mangesi. Mjafton t’i referohemi edhe ndeshjes se fundit me Partizanin, ku mund te them se vetem kapriçot e lojtareve te Partizanit bene qe rezultati te mos dyfishohej apo dhe trefishohej qe ne pjesen e pare.
Une shpresoj qe ne rradhe te pare, lojtaret e Vllaznise te ulen me kembe ne toke, kryesisht ato te mesfushes dhe sulmit. Te bejne ate loje qe jane mesuar te bejne dhe duke pare dobesite e repartit te mbrojtjes se kundershtarit, jam i bindur se do ta fitojme kete ndeshje”- eshte shprehur Belisha.
Ish- mesfushori i kuqebluve ne analizen e tij ka lene te kuptohet se tek Vllaznia ka edhe vend per korigjime, ne menyre qe te mos perseriten me ndeshje si ajo me Dinamon.
Po ashtu ai ka edhe nje sugjerim per stafin teknik, qe duhet t’i shfrytezoje me mire zevendesimet qe ka ne dispozicion dhe t’i mbaje te gjithe lojtaret ne tonus dhe te mos perqendrohet vetem tek 12-13 lojtare./SHKODRA-SPORT.COM/