I ndjek me vëmendje të gjithë diskutimet e tifozëve në rrjetet sociale dhe natyrisht që nuk i pëlqen gjuha që ata përdorin për pjestarët e Vllaznisë. Amarildo Belisha, ish- futbollisti i kësaj skuadre, duke folur në “Sport Arena”, u ka bërë thirrje tifozëve të vazhdojnë ta mbështesin skuadrën dhe të mos hynë në probleme teknike të saj.

“Nuk është aspak normale që tifozët t’i imponohen trajnerit për zgjedhjet që duhet të bëjë. Edhe nëse mes tyre ka ndonjë komunikim, ai nuk duhet keqpërdorur. Jo gjithëkush mundet me fol me trajnerin e Vllaznisë.

Ai është një figurë, është drejtues i një institucioni dhe jo çdokush e ka mundësinë të kontaktojë me të. Unë vetë kam qenë futbollist i Vllaznisë për vite me rradhë dhe sot jam në rolin e trajnerit dhe nëse do kisha shansin të diskutoja me trajnerin e Vllaznisë, do ta kisha për nder.

Dhe nëse kjo do ndodhte, unë do ta flisja as me shokët e miqtë e mi më të mirë atë se çfarë kam diskutuar me të, do të mbeste thjesht në raportin tim privat me të.

Më shumë sesa e do trajneri aktual Vllazninë, nuk e do askush për momentin. Asnjë tifoz, kushdo qoftë ai, nuk e do Vllazninë më shumë sesa trajneri. Edhe ai tifozi që mund të ketë mbledhë fonde për udhëtimet e tifozëve, nuk duhet të ndërhyjë sepse nuk i takon.

Në fund të fundit, nuk duhet asgjë prej tij nëse ai dëshiron të shqetësojë trajneri apo lojtarët, sepse prish atmosferën dhe harmoninë në skuadër.

Me këto rrjetet sociale janë krijuar grupe e faqe që në përpjekjet e tyre për të mbështetur Vllazninë, në fakt po ndikojnë për keq. Prandaj, do ju bëja një thirrje shumë miqësore: Ju lutem ruani distancën deri në atë pikë që u lejohet.

Ata kanë merita të jashtëzakonshme në mbështetjen e skuadrës, por edhe njëherë ju bëj thirrje, ju lutem mos ndërhyni në pjesën teknike dhe funksionale jo vetëm të skuadrës por edhe komplet klubit sepse aty flitet edhe për trajnerin, edhe për drejtorin, presidentin, lojtarët e të gjithë.

Përderisa këto lojtarë janë tek Vllaznia, dikush i ka vlerësuar. Në fund të vitit do të bajmë një analizë ashtu siç e kemi bërë edhe vjet. Edhe gjatë sezonit të kaluar gabuam. Njëherë e çuam në qiell skuadrën dhe e shpallëm kampion para kohe. Më pas, kaloi momente jo të mira dhe filluan akuzat për lojtarët e trajnerin.

Por ishin këto lojtarë e ky trajner që na gëzuan, na sollën trofeun në Shkodër që ishte një arritje për Vllazninë dhe të gjithë duhet të jemi mëse të gëzuar dhe mëse të kënaqur me atë çfarë skuadra arriti sezonin e kaluar.

Shpresojmë që këtë sezon të arrijmë të marrim më shumë, por duhet t’i lëmë të punojnë të qetë. Kam vënë re një gjuhë amatore në vlerësimin e lojtarëve. Ai që është tifoz duhet ta mbështesë këtë skuadër sepse në fund të fundit, të gjithë bashkë do të gëzojmë kur kjo Vllazni të arrijë suksesin”- ka thënë Belisha./SHKODRA-SPORT.COM/