Fitorja në ndeshjen e fundit me Bylisin ka kthyer qetësinë në kampin shkodran. Futbollistë e drejtues janë tashmë më të qetë dhe po shohin përpara. Për mesfushorin shkodran Amarildo Belisha, ajo fitore duhet vlerësuar së tepërmi sepse erdhi në momentin e duhur. Duke folur pikërisht për këtë takim, ai do të shprehej: “Fitorja me Bylisin ishte shumë e rëndësishme aq më tepër që vinim pas një rezultati jo të mirë me skuadrën fierake.

Luanim në një fushë të vështirë, për më tepër në një ditë kur inagurohej edhe fusha e këtij stadiumi por ne ia dolëm të marrim tre pikët dhe kjo është shumë e rëndësishme. Ka qenë një fitore e rëndësishme kjo sepse Bylisi në javët e para ka zhvilluar lojëra të mira pavarësisht rezultateve jo të mira që kishte arritur”. Në fakt për kuqeblutë atmosfera në këtë pragndeshje ka qenë shumë e karikuar. Mosndëshkimi nga ana financiare nga ana e drejtuesve, I rriti psikologjikisht futbollistët. Ata e dinin rëndësinë e ndeshjes, e vlerësuan drejt atë dhe marrja e pikëve pati një vlerë të madhe. “Bëmë një 90 minutësh të mirë në Ballsh. Po të shikosh edhe renditjen, po  të shikosh edhe rezultatet e javës së pestë, duhet thënë se kjo javë foli për ne dhe në njëfarë mënyrë gabimi që bëmë me Apoloninë, tashmë është harruar. Karikimi I skuadrës në ndeshjen ndaj Bylisit I dha frutet e veta dhe në atë mënyrë duhet të luajmë edhe në ndeshjet e ardhshme” –thotë Belisha. Mesfushori shkodran nuk e nisi në fakt si titullar kampionatin por pa kaluar më tepër se java e dytë e kampionatit, ai zuri vend në formacion dhe se ka lëshuar më. Kjo tregon për përkushtimin e tij të madh në stërvitje, për të bindur trajnerin për formën e tij. Por në fakt Belisha e shtrin më gjërë këtë fakt duke përfshirë aty edhe ndonjë lojtar tjetër që nuk ishte në formacion fillimisht por me një stërvitje të mirë, ata e kapën atë. Duke u ndalur në këtë çështje, numri 8 I kuqebluve do thoshte: “Unë jam përgatitur për të qenë në formacion që në ndeshjen e parë. Nëse nuk jam aktivizuar që në fillim, kjo ka ardhur në javën e dytë dhe vazhdoj të jap kontributin tim. Si unë, janë edhe Semina, Tafili e ndonjë tjetër që po luajnë në formacion tashmë. Kjo tregon se trajneri vlerëson ata futbollistë që janë në formën më të mirë dhe japin atë ccfarë duhet në fushën e lojës.Tek Vllaznia aktualisht ka konkurrencë dhe kjo po shërben mirë”. Ndeshja me Ilirinë shërbeu si test për lojtarët e stolit, ndoshta për të zhbllokuar edhe sulmuesit por kjo nuk ndodhi. Amarildo Belisha ndërkohë është ndalur tek sfida e ardhshme , ajo e së dielës me Laçin për të cilën është shprehur:  “Vllaznia nuk është në stadin e nënvlerësimit të kundërshtarit. Kjo fjalë nuk duhet të ekzistojë për ne. Laccin e vlerësojmë në maksimum dhe shpresojmë që të mos gabojmë ashtu sicc bëmë ndaj Apolonisë dy javë më parë. Po përgatitemi seriozisht për këtë takim dhe shpresojmë t’ia dalim me sukses”.
Gjergj KOLA