“Dua të falënderoj dhe t’u kërkoj ndjesë nga të gjithë madrilenëve që na ndoqën në Angli”. Kështu ka vendosur të shprehet Jude Bellingham, duke kërkuar falje pas disa ditësh reflektimi mbi humbjen e rëndë të Realit të Madridit kundër Liverpoolit në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve në Champions League.

Këtë sezon, madrilenët nuk po tregohen të pamposhtur, dhe aktualisht renditen në pozitat minimale për të siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ve.

Mesfushori anglez, pjesë e Realit, përdori një postim në Instagram për t’u kërkuar ndjesë tifozëve që kishin udhëtuar në Anfield për të parë disfatën e Champions League:

“Gjithmonë një hap përpara dhe dy hapa pas për momentin. Një performancë dhe rezultat vërtet zhgënjyes, pavarësisht nga cilësia e lartë e kundërshtarit. Dua të falënderoj dhe t’u kërkoj ndjesë të gjithë madrilenëve që na ndoqën në Angli. Nuk ka kuptim të përqendrohemi te ajo që nuk mund ta ndryshojmë më. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të mbështesim njëri-tjetrin për këtë periudhë të ardhshme të ndeshjeve të rëndësishme! Hala Madrid Sempre.”

Fjalët e dëshpërimit të Ancelotti

Edhe trajneri i Real Madrid-it, Carlo Ancelotti, ka bërë autokritikë pas humbjes 2-0 në Anfield:

“Ishte një rezultat i drejtë. Ishte një ndeshje e vështirë për ne. E dinim që Liverpool-i ishte në formë të mirë. Megjithatë, rezultati nuk ndryshon shumë, sepse edhe me një fitore do të ishte e vështirë të sigurohej një vend mes tetë më të mirëve. Jemi rikthyer të luajmë si duam, por lista jonë e dëmtimeve është një problem. Mbappé luftoi mirë sonte. Ai ka mbështetjen e të gjithëve pas penalltisë së humbur.”