Merkatoja e futbollit eshte nje nga momentet me interesante dhe me te rendesishem per te gjithe aktoret e tij. Secili deshiron qe ne momentet kur ajo hapet, te realizojne tranferten e duhur me te cilet te ndjehen te plotesuar nga ana sportive por edhe financiare.
Vera qe lame pas ka qene e rendesishme edhe per lojtaret e kombetares shqiptare. Ne fakt, nuk kemi patur levizje te bujshme te pjestareve te njohur kuqezi dhe mbase me e rendesishmja ka qene ajo e 19 vjeçarit Mario Mitaj.
Ky i fundit la AEK te Athines per te kaluar tek Lokomtiva e Moskes e cila u detyrua te paguante nje shume prej 3 milione eurosh per te blere kartonin e ketij lojtari, nderkohe si transferte e plote ka kushtuar rreth 4.5 milione euro.
Nje shume e konsiderueshme e cila eshte paguar per nje 19 vjeçar dhe kjo e ben edhe me te bujshme kete levizje. Po kush e mundesoi kete transferte? Emri ne fakt nuk eshte shume i njohur ne opinionin sportiv shqiptar sepse nuk ka dashur te dale asnjehere ne skene.
E kemi fjalen per Benardin Kullen. Ne fakt ne Shkoder ai eshte shume i njohur sepse prej vitesh sponsorizon per futbollin, ka krijuar nje shoqeri aksionere me objekt futbollin, “Djelmnia Shkodrane”. Kulla jeton prej vitesh ne Itali, aty ku ka krijuar lidhje shume te forta me menaxhere te njohur.
Fale ketyre njohjeve, menaxheri shkodran ia doli te bente transferten e bujshme te Mitajt e cila rezulton te jete me e suksesshmja per lojtaret e kombetares shqiptare. Benardin Kulla po transferon edhe disa te rinj shkodrane ne ekipe te ndryshme ne Itali, i fundit eshte ai i Gjorgjino Zhujes tek Torino.
Natyrisht qe futbolli shkodran dhe ai shqiptar ka nevoje per menaxhere te tille te cilet nuk preferojne te shfaqen ne publik, por punojne ne qetesi per te transferuar futbollistet shqiptare ne skuadra te ndryshme europiane dhe pas Mitajt, me shume siguri do te kemi te tjera levizje te bujshme te tij.
Gjergj KOLA