Nga Namik MEHMETI
Benevento U19 ku luan futbollisti shtatelarte shqiptar Gerard Mirashi i beri nje mbyllje spektakolare fazes se pare te kampionatit duke mundur me rezultatin e thelle 5-1 ekipin e Krotones ne prani te sportdasheseve te saj ne stadiumin “Ciro Vigorito”.
Trajneri G.Iezzo aktivizoi ne pjesen e dyte edhe shqiptarin e talentuar Gerard Mirashi, ne pozicionin e tij tashme te konsoliduar ate te mbrojtesit te qendres ne krahun e djathte ne vendin e Eletos.
Mirashi po e bind trajnerin Iezzo se eshte nje favorit per te fituar me shume minuta ne aktivizimin e tij, çka e demostron jo vetem ne servitje por edhe ne ndeshjet qe ka luajtur.
“Jam shume i kenaqur ne mesin e ketij ekipi ku mbeshtetja e shokeve te mi dhe inkurajimi qe me bene trajneri G.Iezzo e presidenti i Beneventos O.Vigorito dhe per aq kohe qe jam aktivizue kontributi im eshte vleresuar positivisht. Pres me padurim rifillimin e fazes se dyte per te dhene maksimumin ne stervitje per te fituar me tej besimin e trajnerit”- eshte shprehur per gazeten “Shkodra Sport” futbollisti Mirahi.
Skuadra e Beneventos e mbylli ne vend te 4-te kete faze me 7 fitore, 1 barazim e 5 humbje me goleverazh pozitiv 22-15. Ajo e fillon fazen e dyte ne janarin e 2025 me dy perballje, nderbi me Napolin e Avellinon.