Manchester United është dorëzuar sot për ballë Newcastle-it, duke humbur me rezultatin minimal 1-0.

Ka mjaftuar një gol i Ritchie në minutën e 65-të, që duelin mes dy ‘armiqve’, Mourinho dhe Benitez, ta fitonte pikërisht spanjolli.

Nga ana tjetërë, Sanchez e Lukaku ishin të pafuqishëm për të dërguar topin në rrjetën e portës së vendasve, pavarësisht se krijuan disa mundësi të mira shënimi.

Kjo humbje e thellon edhe më tej distancën e ‘djajve të kuq’ me kreun, që mbahet nga City me plot 16 pikë më tepër.

Më herët, Huddersfieldi ndali ‘hemorragjinë’ e humbjeve, duke mposhtur me rezultatin e pastër 4-1 Bournemouthin.