Nga dita e djeshme, me skuadrwn nw Ulqin wshtw duke u stwrvitur edhe njw futbollist tjetër që ka ardhur për provë. Bëhet fjalë për mesfushorin nga Algjeria Karim Benounes. Nga të dhënat e para që mësohen për të, merret vesh se ai është 28 vjeç dhe në karrierën e tij ka luajtur me shumë ekipe, madje deri në Kinën e largët, ndërkohë që së fundi ka qenë pjesë e skuadrës hungareze- Vasas. Ai do jetë në provë dhe ende nuk dihet se çfarë do ndodhë me të. Skuadra shkodrane në fakt po “blindohet” nga lojtarët e huaj në një kohë që futbollistët shkodranë kanë filluar të largohen prej saj. Pas Nimanit, Sukajt e Vajushit, duket se do jetë rradha e mbrojësit Arsen Sykaj për të ikur. Ai nuk pëlqehet nga trajneri Vata dhe për rrjedhojë e ka shprehur hapur dëshirën për t’u larguar nga Vllaznia. Një javë para ndeshjes së parë zyrtare, në këtë mënyrë skuadra shkodrane është para shumë dilemash dhe kjo nuk është aspak normale për një skuadër serioze.
www.shkodrasport.com