Tre gola dhe një mbrëmje fantastike. Kështu e arkivon Karim Benzema ndeshjen e kthimit të 16-shes së Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain.
Një tripletë speciale për francezin, i cili arrin 309 gola me fanellën e bardhë dhe ia kalon Alfredo Di Stefanos në garën e golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave te Real Madridit.
Një arritje e jashtëzakonshme, që e bën ish-sulmuesin e Lyon golashënuesin e tretë më të mirë në historinë e Merengues, pas Raul (323 gola) dhe Cristiano Ronaldo (të paarritshëm në 450).
“Jam krenar që jam golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Realit – shpjegoi Benzema në fund të ndeshjes – por nuk do të ndalem. Unë dua të shënoj përsëri dhe përsëri”.
“Real Madrid është ende gjallë dhe ne nuk do të dorëzohemi kurrë – vazhdoi sulmuesi duke komentuar rikthimin e çmendur kundër PSG-së – Duhet të falënderojmë tifozët, ata ishin vërtet të veçantë sonte”.