Nëse Pairs Saint-Germain nuk tirumfon në Europë në këtë sezon, largimi i yjeve nuk mund të përjashtohet. Projekti i Nasser Al-Khelaifi nuk ka qenë një dështim, pasi parisienët dominojnë kampionatin e Ligue 1 dhe kupën e Francës. Por kaq nuk mjafton. Objektivi i francezëve është të dominojnë edhe në Europë, në Champions League. Jo vetëm që nuk e kanë bërë këtë, por as që i janë afruar objektivit.
Kështu, në rast të një dështimi tjetër në këtë sezon, yjet e skuadrës së Tuchel mund të vendosin të largohen. Një nga ata është Kylian Mbappe, i cili, të paktën sipas “Don Balon”, duket se e sheh me sy tjetër mundësinë e largimit dhe transferimin tek Real Madrid, të cilët provuan të nënshkruanin me lojtarin që kur ai luante tek Monaco, por shifra e kërkuar për të bëri që Florentino Perez të hiqte dorë nga negociatat, sepse shihej si një transferim me rrezik të lartë, duke qenë se sulmuesi nuk kishte eksperiencë të mjaftueshme për të luajtur në një ekip të madh.
Për t’u transferuar në Madrid, Kylian Mbappe, ka kërkuar që Benzema të mos jetë pjesë e ekipit, pasi beson se janë të ngjashëm dhe kjo do t’i shtonte mundësitë që ai të ishte sulmues i padiskutueshëm tek madrilenët. Një tjetër kërkesë, ajo më kryesorja, është që ta bëjnë atë lojtarin më të paguar në botë, duke kaluar edhe Lionel Messi-n, nëse kjo ndodh, nuk do të ishte aspak e këndshme për Cristiano Ronaldo-n, i cili u largua sepse paga e tij nuk përputhej aspak me atë që argjentinasi merrte tek Barcelona.
Presidenti i madrilenëve do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta bërë Mbappe pjesë të galaktikëve, duke patur parasysh që edhe pse është vetëm 20 vjeç, është lojtari më premtues në botë dhe për më tepër ka edhe një Kupë Bote të fituar. Sulmuesi i ri francez po shkëlqen edhe në kë sezon ka luajtur 17 ndeshje deri tani në këtë sezon, duke realizuar 15 gola në total, të shoqëruar nga 10 asiste.