Gjithmonë e kanë “akuzuar” se flet pak në fushë. Edhe kur ishte kapiten i Vllaznisë, edhe në kombëtare, edhe si trajner i ekipit U19 tek Akademia Vllaznia. Por natyra e tij kjo është. Elvin Beqiri ashtu si gjithmonë, edhe sot është treguar fjalëpak në prezantimin e tij si trajner i kombëtares U17.
Në ato pak fjalë që ka thënë para gazetarëve ka qenë një falenderim për ata që i besuan këtë post dhe premtimi për të bërë më të mirën. Asgjë më shumë. Kuptohet se edhe nuk ka qenë vendi për të bërë premtime. Këtë gjë do ta bëjë kur të nisë punë me ekipin.
Ato çfarë ka ndër mend të bëjë me të, do t’i demostrojë në fushën e stërvitjes dhe në ndeshje. Beqiri është njeriu që nuk di të flasë shumë, por të punojë shumë.
Jo më kot, Mustedanagiç dhe FSHF i kanë besuar këtë post të rëndësishëm. Ai është njeriu që bën me pastërti punën e tij dhe e bën mirë madje. Kuptohet që kjo kërkohet edhe tek kombëtarja që do drejtojë dhe me siguri që këtë detyrë do ta bëjë mirë.
© shkodrasport.com