Trajneri i Kombëtares U17 ka dalë sot para mediave, ku ka folur për turneun miqësor ‘Mercedez Benz Cup’ që do të zhvillohet në Turqi duke nisur nga data 13 janar e deri më 20 janar. Tekniku i kuqezinjve u shpreh se Shqipëria ka një grup të vështirë, megjithatë ka një skuadër cilësore dhe shpreson që të bëjë surprizën. Sa i përket afrimeve në Kombëtare, ai thotë se duhet të zgjidhen ato me më shumë cilësi pasi janë të shumtë dhe se fokusin e ka te futbolli vendas.

“Grumbullimi? Është hera e parë për këtë vit që grumbullohet U17. Do të kemi një2 turne miqësor në Turqi nga data 13 deri më 20 ku do të ketë 8 ekipe në dy grupe. Në grupin tonë janë Spanja, Rusia dhe Maqedonia dhe shpresoj të bëjmë një paraqitje sa më të mirë pasi do të kemi përballë ekipe të forta. Shpresoj që vlerat e lojtarëve që do të grumbullojmë të shfaqin vlerat e tyre dhe të jemi sa më të kënaqur me performanca e tyre gjatë këtij aktiviteti.

Turnetë miqësorë? Të punosh me moshat nuk është e lehtë. Brazat janë të ndryshëm dh shpresoj që brezi i 2003 të jetë i mirë. Kemi parë shumë elementë cilësor dhe shpresoj të jenë të mirë. Është fat për ne që kemi edhe një tjetër turne pas 2 muajsh në Maltë dhe do të shohim elemente të rinj sërish. Shpresoj të gjejmë më të mirët për eliminatoret zyrtare, megjithatë lufta është e gjatë deri në nëntor dhe kanë rrugë të gjatë deri te ekipi A.

Lojtarët që vijnë nga jashtë? Në përgjithësi, të gjithë lojtarët kanë pasur dëshirë të madhe të përfaqësojnë Shqipërinë. Dëshira është e madhe dhe ne duam të zgjedhim ata që janë të zotët për të luajtur. Dëshira është e madhe dhe ne falënderojmë prindërit që i afrojnë te Kombëtarja. Kryesorja është që ne zgjedhim më të mirët dhe të denjët për Kombëtaren.

Ambientimi? Me sistemin e ri këtë vit në ekipet e moshave, do të kemi shumë ndeshje miqësore për lojtarët që luajnë brenda Shqipërisë, pasi ato që janë jashtë nuk i shkëpusim dot shpesh kështu që do të shohim më shumë tregun vendas. Natyrisht do të shohim edhe jashtë, por çdo dy javë do të kemi ndeshje kontrolli për këto që janë këtu. Ne do të fokusohemi më shumë te këto futbollistë por vëzhgohen edhe ata jashtë. Shpresoj që të na përgjigjen klubet dhje t’i lejojnë lojtarët që të afrohen dhe fokusimi më i madh është në vend.

E thashë edhe më parë që kemi fat që kemi dy turne. Kam menduar që t’i ndaj në dy grupe pasi kemi shumë lojtarë për t’u grumbulluar. Në pamundësi për t’i thirrur të gjithë i kemi ndarë në dy grupe. Do të shohim cilësitë e tyre, duke shpresuar të gabojmë sa më pak.

Objektivat? Jam i fokusuar te pozicioni që kam aktualisht dhe më vonë, do të shohim. Mesa kam informacion, U17 është më e suksesshmja pasi ka kaluar dy herë në Elite Round, kështu që përgjegjësia është më e madhe. Është e vështirë, por ne do të bëjmë më të mirën”, u shpreh Beqiri./vipsport/