Një tjetër personazh që flet në prag të sfidës Tirana- Vllaznia që do të luhet nesër, është ish- mbrojtësi i skuadrës shkodrane por edhe i përfaqësuese shqiptare Elvin Beqiri. Duke folur në ldihje me këtë takim ai është shprehur: “Mendoj se do të jetë një ndeshje e bukur sepse ndoshta është hera e parë që këto dy skuadra luajnë në pozita të tilla, me Tiranën që luan në kategorinë e parë dhe me Vllazninë në Superligë. Megjithatë në fushë besoj se kanë për të dhuruar një sfidë shumë interesante.

Besoj që do të kënaqemi me futbollin që do të prodhojnë ato dy skuadra por natyrisht që unë do të bëj tifo për Vllazninë duke shpresuar për një rezultat pozitiv dhe jam i mendimit se do ta marrin”. Po ku e bazon Beqiri këtë optimizëm për kalimin e turit nga shkodranët? Ai e thotë këtë në vazhdim të prononcimit të tij kur shprehet: “E kam këtë besim nisur nga loja në rritje e skuadrës kuqeblu në dy takimet e fundit. Padyshim që Kupa është një mundësi e mirë për të ecur më përpar dhe Vllaznia do ta shfrytëzojë këtë gjë”.

© shkodrasport.com