Sfida në mes Laçit dhe Vllaznisë që do të luhet të shtunën në orën 16:00 në stadiumin e qytetit të Laçit, është më e rëndësishmja e javës së 27-të të kategorisë Superiore.

Ish- futbollisti i Vllaznisë Elvin Beqiri duke dhënë një mendim në lidhje me këtë ndeshje, ka thënë se ajo do të jetë shumë e fortë dhe për momentin nuk ka favoritë se kush mund ta fitojë.

Vllaznia ka humbur dy herë këtë sezon ndaj Laçit dhe prandaj mendoj se këtë herë ajo duhet të luajë në mënyrë të kujdesshme, ashtu siç bënë ehde në ndeshjen ndaj Partizanit.

Shpresojmë të ndodhë kështu. Kjo është një ndeshje shumë e vështirë dhe jo vetëm për Vllazninë, por edhe për Laçin, sepse edhe ai ka pretendimet për të dalë kampion këtë sezon.

Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të dhurojë fusha e lojës. Skuadra që do të tregohet më e kujdesshme në fazën mbrojtëse apo më e saktë në manovrën sulmuese, do ta fitojë këtë ndeshje./SHKODRA-SPORT.COM/