Vllaznia duhet të shpejtojë për nisjen e punës për sezonin e ri dhe natyrisht që nuk duhet mbajtur shumë mendja tek çështja e privatizimit.
I këtij mendimi është ish- futbollisti i saj Elvin Beqiri i cili në një prononcim për “Shkodra Sport”, shpjegon rëndësinë që ka privatizimi i klubit por ndërkohë mendja nuk duhet mbajtur vetëm aty.
Ditët e fundit ndërkohë kanë qarkulluar shumë emra trajnerësh të cilët janë shprehur të gatshëm për të marrë drejtimin e Vllaznisë. Një ndër to është edhe emri i Beqirit.
Vetë ai, në prononcimin e tij e lë të hapur një mundësi të tillë, por gjithnjë nëse ka një projekt serioz nga ana e drejtuesve të klubit.
Beqiri thotë se planet për skuadrën e sezonit të ri duhet të fillojnë të bëhen por në fakt, deri para korrikut kjo gjë nuk do të ndodhë.
Megjithatë Vllaznia nuk duket e vonuar sepse kampionati nis në shtator dhe deri atëherë ka mjaftueshëm kohë në dispozicion për ta bërë gati skuadrën.
© shkodrasport.com