Berat Gjimshiti duket se po kërkon një ekip ku të mund të luajë më shumë. Mbrojtësi i përfaqësueses sonë është aktivizuar pak me Atalantën këtë sezon. Klubi i tij i ka ofruar rinovimin por duket se ai do të largohet.
Sipas mediave italiane e interesuar për qëndërmbrojtësin është Frozinone, e cila po lufton për të qëndruar në Seria A. Përforcimi i mbrotjes shihet si një mundësi më shumë për të qëndruar mes më të mirave për ekipin që mban vendin e 19-të në Seria A. Sipas të gjitha gjasave në janar Gjimshiti do të ndërrojë destinacion.
Nese kjo levizje realizohet, padyshim qe do te ishte e rendesishme sepse mbre seojtesi i kombetares shqiptare e ka te domosdoshme aktivizimin e rregullt.
Dhe nese Frozinone ia ofron kete gje, pse te mos realizohet. Megjithate jo gjithçka eshte ne doren e lojtarit te perfaqesueses shqiptar sepse jane dy klubet qe duhet te bien dakord per nje levizje te tille.