Mbrojtësi beratas Polizoi Arbri ndonëse ka zhvilluar vetëm një sezon me Vllazninë, ende duket i dashuruar me këtë skuadër dhe me ngjyrat kuqeblu.
Ditën e sotme ai ka publikuar një status në rrjetin social facebook duke kujtur momentin kur prezantohej në Shkodër dhe jo më kot shkruan:
“Goditja e rradhës nga Vllaznia”. Dikush nga tifozët i shkruan duke i shprehur dëshirën për ta parë ndoshta si trajner i kësaj skuadre, por sërish Arbri reagon duke thënë:
“E keni më të mirin dhe mbajen fort, Ernest Gjokën”.
Pikërisht me këto shprehje, ai do të thotë se thjesh i ka mbetur nostalgjia për ekipin shkodran.
Për fatin e tij të keq, karriera e tij u ndërpre shpejt për arsye të dëmtimeve sepse nuk do përjashtohej mundësia që ai të rikthehej sërish në “Loro Boriçi” për të luajtur me Vllazninë.
© shkodrasport.com