Për shumë vite ka qenë lider tek Vllaznia, njëkohësisht dhe kapiten i saj.Ka kaluar nga duart trofetë e titujve kampion dhe të Kupave të Republikës megjithatë nga sot, ka kaluar tek një ekip i ri.
Dhe ajo që është më e çuditshmja tek një ekip i sapokrijuar dhe që merr pjesë në kategorinë e parë. Ervin Berdica i ka çuditur të gjithë sepse është bërë pjesë e Invaders.
Madje, pasditen e sotme ka luajtur ndeshjen e parë me t, pikërisht ndaj Eagles Basket duke humbur në shifrat 78-96.
Siç është bërë e ditur, pak javë më parë, ai mori përsipër edhe detyrën e trajnerit të Vllaznisë por në fund hoqi dorë nga gjithçka që kishte të bënte me ekipin shkodran.
Nuk dihet pse ka bërë këtë zgjedhje por me siguri që ai do të vazhdojë të luajë me Invaders deri në janar sepse më pas do të ndërrojë sërish skuadër.
© shkodrasport.com