Ardhja e drejtuesve të rinj në krye të ekipit të basketbollit të meshkujve të Vllaznisë u shoqërua me disa premtime. Ai i ardhjes së një trajneri të huaj dhe i tre basketbollistëve amerikanë, u bë realitet tashmë pasi ato janë bashkuar me skuadrën.

Njëkohësisht u premtua rikthimi i dy shkodranëve Berdica dhe Faslija megjithatë kjo deri tani nuk ka ndodhur. Ato nuk janë parë në stërvitjen e sotme dhe i pyetur në lidhje me këtë gjë, drejtori Halili ka thënë se bisedimet ende vazhdojnë me to.

Ish- kapitenit Ervin Berdica është bërë pjesë e ekipit “Invaders” ndërsa Herion Faslija ka kaluar tek “Goga Basket”.

Nuk dihet akoma nëse ata do të kthehen apo jo por e vërtetë është që Vllaznia ka nevojë edhe për to.

Megjithatë trajneri Halili lënë gjithçka hapur duke thënë se me ekipin mund të bashkohen edhe 2-3 lojtarë të tjerë. Se kush do të jenë ato, kjo mbetet për t’u parë.
© shkodrasport.com