Çfarëdo që të bëjë gjatë gjithë karrierës së tij, braziliani Malkom do të kujtohet gjithmonë për mënyrën se si përfundoi te Barcelona, e se si pas gjithë asaj rrëmuje që krijoi në merkaton verës, shumë shpejt mund ta shohë veten në Kinë.

Lojtari i ishte premtuar Romës, por ndërroi mendjen në aeroport pasi e kërkuan katalanasit dhe firmosi me ta. Ai priste që të bëhej protagonist me Barcelonën, por eksperinca e tij nuk po shkon siç pritej dhe ai ka luajtur aq pak, sa tashëm pakkush e kupton se pse ekipi spanjoll shpenzoi 40 milionë euro për të.

Normalisht, është një shpenzim i tepruar, të cilin klube të tjera nuk do ta bënin dhe Barcelona e ka të vështirë edhe t’i gjejë një sistemim lojtarit nëse do ta largojë në janar apo verë. Në këtë moment, në ndihmë atyre duket se po u vjen Guangzhou Evergrande në Kinë,

Sipas mediave italiane, Fabio Kanavaro, i cili drejton skuadrën kineze, ka vendosur kontaktet epuar për të kërkuar futbollistin brazilian, me shpresën që të tërhiqet nga milionat që mund të sigurohen më lehtësisht në kampionatin aziatik. /vipsport/