Në vazhdim të emisionit “Zona Gol” te “Supersport”, presidenti i Kukësit Gjici zbuloi se përse zgjodhi të rikthente në pankinën e verilindorëve Ernest Gjokën pas dy vitesh. Ai konfirmoi se nuk e lejonte koha të zgjidhte trajner tjetër dhe Gjoka ishte ai që u gjet menjëherë në dispozicion të tij.
“Zgjedhja e Gjokës– Më gjeni një trajner tjetër, se unë kërkova dhe nuk gjeta. Kur pashë Kombëtaren pa trajner, thashë me vete se pata shpresë. Më kërkuan dhe ca të tjerë, menaxherë, trajnerë. Po ta zgjasja dhe dy ditë emërimin e trajnerit, nuk do të kisha më kohë dhe durim.
Prandaj zgjodha shpejt Gjokën. Ai ka cilësi si teknik. Nuk ka kusht për kampionatin. Nuk mund t’i vë kushte Gjokës sepse nuk ka ardhur që në fillim dhe diferenca është e madhe dhe nuk mund të ketë ‘shkop magjik’ që të në sjellë menjëherë titullin.
Beteja për titull – Konkurenca do të ishte më e madhe po të mos kishte probleme SKënderbeu. Prisja Durrësin të ishte në luftë për titull. Por, Kupën e Shqipërisë nuk e diskutojmë. Nuk jam si presidenti i Skënderbeut që heq dorë shpejt. Jam nga ata që nuk bëj premtime boshe.
Ku do të luajë Kukësi ndeshjet në shtëpi – Në “Elbasan Arena” jemi më komod. Më mirë do të ishte në Kamëz, por tapeti nuk është i përshtatshëm. Me shumë mundësi ndeshjet brenda do t’i luajmë në ‘Elbasan Arena’”, deklaroi kreu i klubit të Kukësit Gjici për “Zona Gol”./newsport/