Sulmuesi Alfred Mensah duket se ka rënë në syrin e menaxherëve, e madje për të ka shumë interes nga skuadra të kampionateve në Europë.

Por, që duket se nuk është vetëm ai dhe bëhet fjalë edhe për Elvi Berishën që edhe ky ka marrë oferta dhe është në vëzhgim, e madje nga sa bëhet e ditur, Skënderbeu e mund të përfitojë deri në 130 mijë euro nga shitja e tij.

Dy lojtarë që korçarët i morën dhe i afirmuan, i rritën dhe tashmë duket se ata janë në fokus të kampionateve të huaja, ndërsa duket se është Memelli që kërkon të mbajë lojtarët larg këtyre ofertave.

Por edhe portieri Rexhepi që është huazuar nga Shkëndija e Tetovës, i cili ka shprehur dëshirën se ka ardhur në Korçë që të afirmohet dhe të shkojë në një kampionat me më shumë ritëm dhe më të njohur, ndoshta të rikthehet edhe në Maqedoni për më shumë hapësira në Shkëndinë e Tetovës…