Blerja e dytë e kuqebluve, ndryshe nga ajo e para që njihet mjaft mirë nga të gjithë- Xhevahir Sukaj, nuk është shumë e njohur për opinionin sportiv shkodran dhe atë shqiptar. Por në të vërtetë kush është Sedat Berisha? Ai ka lindur në Shkup të Maqedonisë, në vitin 1989, nga një familje shqiptare. Futbollin e ka nisur te ekipi i Shkupit, në vitin 2010. Më pas është transferuar te ekipi i Milan Kumanova, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur dhe për Shkëndijën, Bursasporin, madje ka luajtur dhe për ekipin Al-Jahra të Kuvajtit.

Karriera e tij është e pasur. Sezonin e kaluar ka luajtur me ekipin e Shkupit.

Lojtari luan në mbrojtje dhe shquhet për forcën fizike por herëpashere nuk kanë munguar as golat shënuar kryesisht me kokë nga goditjet standarte. Tek Vllaznia në fakt e kanë marrë pikësëpari për t’u shpëtuar portën. Nëse do të shënonte pastaj, do të ishte diçka edhe më e mirë.

© shkodrasport.com