Pas barazimit 1-1 në ndeshjen me Andorrën, portieri Etrit Berisha është shfaqur i zhgënjyer në fjalën e tij për mediat. Gardiani i kuqezinjve theksoi se skuadra ka pasur një qasje të gabuar për sfidën, ndërsa shtoi se ekipi dukej i shqetësuar në fushë dhe nuk kishte qetësinë për të reaguar.
“Ishte një qasje jo e mirë e ndeshjes, menduam që e kishim përgatitur mire ndeshjen, sidomos mendërisht, por nuk ndodhi kështu dhe jemi të zhgënjyer. Sidomos pas golit të dytë, skuadra ishte e shqetësuar dhe nuk kishte qetësinë që të reagonte në mënyrën e duhur”, u shpreh Berisha.
Tashmë, vëmendja është te ndeshja e së dielës ndaj kampionëve të botës, Francës, ku kuqezinjtë duhet të ndryshojnë sjelljen në fushë./vipsport/