Edhe pse nuk e nisi mirë sezonin, Etrit Berisha ka arritur të kthehet në një titullar te Atalanta, duke qenë një nga më të dalluarit dhe shpesh herë vendimtar me ndërhyrjet e tij, duke i dhënë bergamaskëve pikë në takimet e tyre. Në këtë mënyrë, ai ka arritur të fitojë besimin e trajnerit Gasperini, por edhe të tifozerisë zikaltër.
‘CalcioAtalanta.it’ ka bërë një sondazh duke zgjedhur për çdo repart nga një futbollist që konsiderohet si më i miri dhe në portë, është pikërisht gardiani kuqezi ai i cili ka arritur të fitojë vendin e më të mirit. I vlerësuar me 4.95, Berisha ka lënë pas portierin Golini që vlerësohet me 4.21.
‘Portierë: Berisha është më i miri në këtë pozicion. Portieri shqiptar e ka mbyllur vitin si zgjedhje e parë duke u vlerësuar me 4.95. në vendin e dytë, është renditur portieri Golini me vlerësimin 4.21’, shkruhej në përzgjedhjen e bërë. /vipsport/