“Si presidenti i Milanit jam përpjekur të isha i pranishëm para çdo ndeshjeje. Prezenca është e rëndësishme. Një ekip futbolli duhet të jetë si një familje, presidenti duhet të jetë si një baba, apo një vëlla i madh.
Duke u sjellë kështu, u bëra presidenti më i suksesshëm në historinë e futbollit botëror”. Kjo është deklarata e ish-presidentit të Milanit, Silvio Berlusconi, mysafir i ” Radio Radio”.
“Kam shikuar ndeshjen mbrëmë, nuk ishte keq, – shtoi Berlusconi, duke iu referuar barazimit me Lazion, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, – por forma me të cilën kemi fituar për 30 vjet është ajo me dy sulmues, çka unë mendoj se është ende një defekt i Milanit. E thashë, por nuk u dëgjua”./telesport/