Silvio Berlusconi “tradhëton” Milanin, klubin ku ka qenë president për 30 vite dhe ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.
Ish-presidenti kuqezi ka zbuluar se ka bërë tifo për Juventusin në mesjavë, kur po luhej çerekfinalja e kthimit e Ligës së Kampionëve, mes Real Madridit dhe Juventusit:
“Kam mbështetur Juventusin në minutat e fundit atje, por bardhezinjtë kanë treguar krenari të madhe dhe kështu kanë dalë me kokën lart nga “Bernabeu”.
Ata kanë bërë të njëjtën gjë, që kishte bërë Roma. Të kualifikohej do të ishte edhe më bukur”.