Kishte premtuar një ekip me italianë të qethur, të rruar, pa vëthë dhe tatuazhe. Por Silvio Berluskoni duket e ka kuptuar se kështu Monza e tij nuk do të ecë para dhe do të mbetet përjetësisht në kategoritë e ulëta. Ndaj pasi ka zbutur paksa rregullat me tatuazhet, i kë kërkuar Galianit që të gjejë talente të huaj për ekipin e tij.

Mediat italiane bëjnë të ditur se Monza tashmë ka piketuar përforcimin e parë të huaj dhe ai vjen nga Bullgaria. Bëhet fjalë për një mesfushor, 23-vjeçarin Serkan Jusein, i cili shihet si një futbollist premtues, pasi ka treguar vlerat e tij me fanellën e Botev Plovdiv.

Jusein pritet që shumë shpejt të bëhet pjesë e Monzës dhe të ndihmojë ekipin që të ngjitet në zonën e play-off për ngjitjen në Serinë B në edicionin ardhshëm. /vipsport/