Basketbollistja e Vllaznise Bernada Rreshpja ka shkelqyer serish dhe eshte zgjedhur lojtarja me e mire e kampionatit (MVP) ne javen e 9-te te tij. Shifrat e saj kane qene me te mirat nga te gjitha te tjerat dhe prandaj ka rezultuar te jete ajo ne vendin e pare kete jave.

Kjo sepse ne ndeshjen ndaj Barletit (te fituar nga Vllaznia 106-40), ajo ka arritur te shenoje plot 41 pike, ka bere 19 kercime dhe ka dhene 7 asistime, me nje indeks prej 50 pikesh.

Ne fakt edhe ne vendin e dyte kete jave eshte nje tjeter basketbolliste e Vllaznise, Anisa Bokrina e cila ka patur indeksin 31, me 19 pike, 2 kercime dhe 10 asistime.

Ne vend te trete eshte renditur Morina Bojka e Tiranes, ne te katertin Alexus Davis e Teutes dhe ne te pestin qe mbyll edhe formacionin e javes ka qene Asia Henderson e Flamurtarit.

Bernada Rreshpja per te disaten here ne kete kampionat eshte ne formacionin e javes dhe madje edhe MVP, duke treguar se mbetet nje nga lojtaret me te rendesishme te basketbollit shqiptar aktualisht./SHKODRA-SPORT.COM/