Vllaznia e viteve ’80 konsiderohet një nga ekipet më të mira në historinë e klubit shkodran. Pjesë e atij brezi kanë qenë lojtarë të shkëlqyer të cilët kanë lënë gjurmë me aktivizimin e tyre me fanellën kuqeblu.

Të gjithë janë të mendimit se ajo skuadër ka fituar shumë më pak trofe nga sa duhej të kishte fituar sepse i ka patur mundësitë dhe lojtarët për ta bërë një gjë të tillë, por në fakt nuk ka ndodhur kështu.

Njëri nga lojtarët e këtij brezi ka qenë edhe Lulzim Bërsheni. Ai vërtetë ka luajtur shumë pak me këtë ekip ngaqë u arratis në vjeshtën e vitit 1987, megjithatë ajo periudhë ka lënë gjurmë tek ai.

Si rrjedhojë përmes një statusi të publikuar së fundi në rjetet sociale, ai ka shprehur kënaqësinë që ka luajtur me këtë ekip dhe ka luajtgur për tifozët shkodranë.

“Sa për histori, një Vllazni që e kisha për nder të luaja për të. Krenar që kam luajt për tifozët shkodranë”- shkruan Bërsheni në postimin e tij./SHKODRA-SPORT.COM/