Besa e Kavajës nuk e ka ndërmend që të ndalet në merkaton e janarit. Pasi firmosi me Bedri Grecën dhe emëroi në pankinë trajnerin Emiliano Çela, tashmë ka kryer një tjetër transferim.
Bëhet fjalë për Rodrigo Migonen. Mesfushori argjentinas do të jetë lojtari më i ri i Besës së Kavajës.
Këta të fundit dëshirojnë ngjitjen në Superiore dhe e shofin Migonen si përforcimin ideal dhe armë shtesë për organikën.
Kujtojmë që argjentinasi është një emër i njohur për futbollin shqiptar. Nga vera e vitit 2023 deri në korrik të këtij viti, Migone ka qenë pjesë e Erzenit në Superiore. Tashmë 28-vjeçari nis një aventurë të re.