15 ndeshje- 15 fitore dhe Beselidhja e basketbollit te meshkujve nuk ka nder mend te ndalet drejt titullit te dyte kampionat. Mbremjen e sotme djemte e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali kane arritur te triumfojne edhe ndaj Tiranes dhe si rrjedhoje vazhdojne te kryesojne te vetem ne krye te renditjes.
Sfida ne mes ketyre dy ekipeve eshte luajtur ne sallen sportive “Fahrie Hoti” dhe eshte fituar me shifrat 88-73 nga Beselidhja. Ne perioden e pare ne fakt ka patur deri diku rivalitet dhe ajo eshte mbyllur ne shifrat 21-17 ne favor te lezhjaneve.
Edhe e dyta ka patur nje diference te vogel, 19-17 dhe miqte shkojne ne pushimin e ndeshjes me nje avantazh te vogel prej vetem 4 pikesh. Megjithate e treta do te vendoste gjithçka sa i takon fateve te ndeshjes. Beselidhja fitoi me shifrat 32-25 dhe duket qarte se ne 10 minutat e fundit ajo kontrollon gjithçka.
Dhe keshtu do te ndodhte. Kjo periode u mbyll me shifrat 16-14 po per lezhjanet qe ne kete menyre e mbyllen ndeshjen me rezultatin e pergjithshem 88-73. Ata marrin nje tjeter fitore dhe ne kete menyre vijojne te ecin te bindur per suksesin e rradhes.(www.shkodrasport.com)