Në shtëpi përballë Shkumbinit, lezhjanët fituan pastër me rezultatin 2-0, por ndërkohë edhe loja ishte totalisht e dominuar nga ta.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, por ekipi i Plorit kishte disa raste, që nuk po konkretizonte dot. Gjithsesi, sapo nisi e dyta, ishte Kamara që zhbllokoi shifrat me një të djathtë precize brenda zone.
Vetëm 5 minuta më vonë, ishte Hoxha që dyfishoi, duke siguruar fitoren për ekipin e tij. Një rast mjaft të mirë pati edhe Xhorxheviç, por ai gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 79-të.
Gjithsesi, në fund Besëlidhja merr 3 pikët, dhe tani shkon në 12 pikë, ndërsa mbetet me 8 pikë Shkumbini.
FT | Besëlidhja-Shkumbini 2-0
GOLAT: Kamara 51′, Hoxha 56′