Beselidhja e basketbollit te meshkujve nuk eshte me surprize. Pasi ka fituar pak dite me pare Kupen e Federates duke mundur fillimisht Tiranen ne gjysmefinale dhe me pas Teuten ne finale, ajo e ka nisur mbare edhe kampionatin e ri.
Diten e djeshme ai ka startuar me ndeshjet e javes se pare dhe lezhjanet kane luajtur si prites ne “Asllan Rusi” te kryeqytetit ndaj ekipit te Tiranes. Ndeshja eshte dominuar serish nga lezhjanet dhe ne fund ata kane arritur te fitojne me rezultatin 97-82.
Skuadra e Beselidhjas e cila ka ne rradhet e saj edhe tre lojtare amerikane, ka shfaqur me shume deshire dhe cilesi ne loje, duke mos e vene asnjehere ne dyshim fitoren ndaj bardhebluve dhe ne fund ia kane dale te marrin.
Ajo vertete eshte debutuese ne Superlige, por po shfaq ambicje te medha per te tentuar jo vetem qendrimin ne kete kategori, por pse jo per te synuar edhe fitimin e trofeve. Investimi i bere nga ana e kryebashkiakut Ndreu per te ndertuar nje ekip cilesor, po jep frutet e veta.
Problemi i vetem tashme per kete skuader eshte perfundimi sa me pare i pallatit te ri te sportit qe ka nisur te ndertohet ne qytetin e Lezhes dhe kur te ndodhe kjo, edhe me mbeshtetjen e tifozeve lezhjaneve do ia dalin per te arritur objektivat e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/