Ekipi i Besëlidhjes ka marrë zyrtarisht pushimet, por disa lojtarë e dijnë mirë se ky do jetë viti i fundit në këtë klub. Bëhet fjalë për mesfushorin Isiaga Kamara dhe mbrotjësin Abubacar Soumah, të cilët i japin fund këtu marrëdhënies me klubin shqiptar.
Soumah ka qënë lojtar i Besëlidhjes që nga viti 2017, ndërsa Soumah iu bashkua klubit vetëm një vit më parë.
Kampionati është i gjatë dhe drjetuesit e lezhjanëve duhet t’i bëjnë mirë llogaritë jo vetëm sa i përket largimeve, por edhe afrimeve.
Afrimi në ekip i një sulmuesi është gjithashtu një synim që duhet arritur medeomos, në të kundërt sulmi mund të jetë ”shterpë”.
Merkato po vjen dhe te lezhjanët po mendojnë se si mund të veprojnë në këtë periudhë./newsport/