Beselidhja e Afrim Bilalit nuk ka nder mend te ndalet. Mbremjen e sotme ajo ka marre fitoren e tete rradhazi teksa ka mundur me rezultatin e thelle 122-51 ndaj Elbasanit, ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit.
Ndaj nje kundershtari te dobet, lezhjanet e kane kthyer thjesht “ne stervitje” kete ndeshje dhe kete e tregon me se miri edhe rezultati i thelle me te cilin kane triumfuar ne fund te saj.
Perioda e pare eshte mbyllur 33-15, e dyta 25-12, per te vijuar me te treten qe fiksoi shifrat 32-20 ndersa e katerta do te rregjistronte diferencen me te madhe, 32-4 dhe ne kete menyre i gjithe takimi eshte fituar me 71 pike diference.
Per Beselidhjen pikeshenuesi me i mire ne kete ndeshje ka qene amerikani Blake Charles Marquardt me 26 pike te shenuara ndersa Vinsent Grazhdani ka shenuar 21 pike. Nderkohe, shkodrani Robert Shestani qe luan me kete skuader ka shenuar 7 pike edhe sepse trajneri Bilali e ka lene vetem 20 minuta ne fushen e lojes.
Ne kete menyre Beselidhja ka arritur te marre sot fitoren e tete rradhazi ne po kaq ndeshje te luajtura dhe si rrjedhoje me 16 pike ka barazuar Kamzen duke ndare vendin e pare te renditjes, ndonese lezhjanet kane nje ndeshje me pak te luajtur./SHKODRA-SPORT.COM/