Partizani nuk ka mundur të përmbysë Besëlidhjen, megjithëse ka arritur të fitojë në Elbasan me rezultatin 3-1. Lezhjanët kanë arritur të shënojnë të parët dhe ka qenë pikërisht goli i Hajdarit, që ka ngadalësuar vrullin e të kuqve.
Tripleta e Telushit nuk arriti të jetë e vlefshme për të kaluar më tej në Kupën e Shqipërisë, pas avantazhit 3-0 të ndeshjes së parë të lezhjanëve.
Ndryshe bën Tirana, që shkatërron Kastriotin me rezultatin 4-0 me dy gola në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën. Duhet të themi se Sefgjini u largua me karton të kuq në minutën e 40 për Kastriotin.
Edhe Teuta ka arritur të fitojë kundër Erzenit. Shijakasit e nisëm mirë ndeshjen, duke shënuar të parët, por Teuta mori frenat e lojës dhe shënoi tre gola për të fiksuar rezultatin në 3-1 dhe 6-2 pas dy ndeshjeve.
Në duelin me dy skuadrave të Superiores është Vllaznia që triumfoi kundër Flamurtarit me rezultatin 0-2 dhe siguron çerekfinalet. Për shkodranët ishte vendimtar Zhunior me dy gola. /vipsport/
Grupi A
Partizani-Besëlidhja 3-1 (0-3)
Shënues: 5′ Hajdari/ 8′, 20′ (p) 84′ Telushi
Teuta-Erzeni 3-1 (3-1)
Shënues: 8′ Mustafa/ 47′ Hoxha, 75′ (p) Kalaja, 92′ Beqja
Flamurtari-Vllaznia 0-2 (2-2)
Shënues: 28′(p) 74′ Zhunior
Tirana-Kastrioti 4-0 (3-1)
Shënues: 13′ Halili, 19′ Beshiraj, 62′ Morina, 78′ Kraja