Janë luajtur dy nga tri takimet e javës së 9-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Skuadra kampione e Besëlidhjes fitoi 89-76 ndaj Teutës, ndeshje e luajtur në Durrës, duke mbetur e pamposhtur.
Një ndeshje në përgjithësi i ekuilibruar, me lezhjanët që kishin një avantazh të lehtë. Teuta shpresoi deri në fund të rikuperojë, por pa sukses. Angle me 18 pikë, Hamati e Hysa me nga 17 pikë secili u dallan për lezhjanët.
Fitore të rëndësishme korri edhe Apolonia, që në fushën e saj mundi 90-75 ndaj Tiranës. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, por në të dytën erdhi shkëputja e ekipit fierak, që e meritoi fitoren. Harris me 25 pikë e 13 rebound ishtë më i miri në fushë per vendesti, duke i bërë të pavlefshme 28 pikët e Hysenagollit për bardheblutë.
Nderkohe Vllaznia do te luaje neser ne Kamez ndaj skuadres vendase nje ndeshje shume te rendesishme. Sfide ne te cilen trajneri Eni Llazani rikthehet te luaje per here te pare ndaj ish- skuadres se tij te cilen padyshim qe do te kerkoje ta munde.