Skuadra e Besëlidhjes ka bërë një gabim jo të vogël teksa në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kampionatit, atë meHimarën nuk ka shkuar më tepër se barazimi pa gola, 0-0. Ky barazim mund të jetë shumë vendimtar për të ardhmen dhe pretendimet e kësaj skuadre në të ardhmen. Lezhjanët ndonëse luanin ndaj skuadrës së vendit të fundit në renditje, nuk kanë arritur të fitojnë. Sipas njërit prej lojtarëve kryesorë të kësaj skuadre, shkodranit Vahedin Pepa, në këtë ndeshje ka ndikuar së tepërmi terreni shumë I rënduar I fushës ku është zhvilluar ndeshja. Në formacionin lezhjan këtë ndeshje kanë luajtur edhe shkodranët K.Dibra, Pepa, Shytani e A. Dibra. Njëri prej tyre, pikërisht mbrojtësi Shytani është ndëshkuar me karton të kuq në minutat e fundit të ndeshjes. Besëlidhja pas kësaj ndeshje mban vendin e katërt në renditje me 31 pikë, aq sad he Lushnja dhe Kukësi por Kukësi ka një ndeshje më pak.
www.shkodrasport.com