Per Beselidhjen tashme shanset per mbijetese jane thuajse zero dhe ne kategorine e pare e mban thjesht matematika. Lezhjanet kane patur nje sfide shume percaktuese pasditen e sotme ne fushen e tyre te cilen e kane humbur dhe si rrjedhoje deshperimi eshte shume i madh tek tifozet e kesaj skuadre.
Tomori i është kthyer përsëri fitoreve në Kategorinë e Parë, duke marrë një sukses të vlefshëm në transfertën përballë Besëlidhjes që tashmë është thuajse edhe matematikisht e rënë në Kategorinë e Dytë.
Skuadra beratase ka fituar me një gol të Eminit në pjesën e dytë të ndeshjes, dukë marrë tri pikë të arta që konsolidojnë shumë pozitat e saj në grupin e ekipeve që do të luajnë në play-off për ngjitjen në Superiore.
Ndërsa Besëlidhja, në një sezon shumë larg pritshmërisë, tani pret vetëm verdiktin e matematikës për rënien që duket e pashmangshme. Padyshim qe sezoni i kesaj skuadre eshte shume zhgenjyes dhe tashme ajo eshte thuaje ne kategorine e dyte.
Nje deshtim edhe me i madh per futbollin verior sepse pas perjashtimit te Terbunit, tashme eshte edhe Beselidhja qe shkon nje kategori me poshte dhe ne kete menyre kjo padyshim qe eshte diçka jo e mire edhe per futbollistet shkodrane qe kane luajtur per vite me rradhe me keto dy skuadra,
BESËLIDHJA-TOMORI 0-1
73′ Emini