Pas largimit të Ndriçim Kashamit nga stoli i skuadrës së Besëlidhjes, drejtuesit e skuadrës menduan që të afrojnë një trajner të njohur.
Ndaj edhe për të mbajtur skuadrën mes vendeve të kreut, në Lezhë synuan një trajner që ta njohë mirë futbollin shqiptar.
Bëhet e ditur, se krerët e skuadrës lezhjane kanë negociuar me trajnerin e mirënjohur kryeqytetas, Agim Canaj, duke biseduar dhe propozuar atij për të marrë drejtimin e skuadrës.
Por, duket se palët nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Kujtojmë që Agim Canaj ka një karrierë të pasur në Superiore me skuadra të njohura, duke provuar që të drejtojë Vllazninë, Dinamon, Besën, Lushnjën, Skënderbeun, Shkumbinin, Bylisin etj.
Aktualisht, lezhjanët kanë në krye Ledion Zenunin, i cili e ka bërë disa herë në periudha të ndryshme detyrën e trajnerit në Lezhë. Zenuni ka një eksperiencë të madhe në Kategorinë e Parë./visport/