BESËLIDHJA-BESA 0-2
E mërkurë, më 21 shtator 2011, ora 16.00, në stadiumin e Lezhës
Besëlidhja: Danaj, Shyti, K.Dibra, Paloci (Çeku 50’), N.Nikolli, Marku (Lekaj 50’), Buraku, A.Nikolli, Lini (Nekaj 57’), Methasani, Mehja. Trajner: Ridvan KulliBesë: Ed.Bakaj, Hoxha, Krasniqi, Ndoni (Hylviu 62’), Fejzullahu, Mihani (Tragaj 58’), Duka, Dushku, Poçi, Rroshi, Hasa Bubeqi 73’). Trajner: Gugash Magani
Gjytarë: Migen Masha, Nertil Bregu, Andi Bixhi (Tiranë)
Kartona të verdhë: Mihani, Poçi, Rroshi
Shënues: Hasa 58’ , Dushku 78’
Një vit më parë, me gjithëse ishte shumë pranë ngjitjes në Superligë., Besëlidhja e Lezhës nuk e arriti një gjë të tillë, pasi në ndeshjet e “play-off”-it u mund nga Dinamo, kjo e fundit një skuadër me shumë emër në futbollin shqiptar. Por këtë sezon duket se lezhjanët kanë përsëri të njëjtin synim, madje me objektiva dhe strategji më të qartë se një vit më parë. Ata kanë hequr dorë nga Kupa e Shqipërisë, duke iu përkushtuar krejtësisht garës së kampionatit në Kategorinë e Parë. Kjo u pa qartë edhe ditën e mërkurë, në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës për këtë edicion, ku Besëlidhja hodhi në fushën e lojës, lojtarë, tërësisht të rinj dhe pa eksperiencë, për të përballur kundërshtarin e saj, Besën e Kavajës, në përbërje të së cilës kishte lojtarë me shumë eksperiencë, madje edhe kampion Shqipërie. Dhe këtë ce tregon më së miri edhe formacioni i të dyja ekipeve. Pjesa e parë ka qenë thuajse e ekuilibruar, me raste nga të dyja skuadrat, që gjithsesi është mbyllur me rrjeta të paprekura, ky 45 minutësh. Në pjesën e dytë miqtë përfitojnë edhe nga eksperienca e pakët e formacionit lezhjanë dhe arrijnë të shënojnë dy herë, përkatësisht në minutat 58 dhe 78 me autor Hasën dhe Dushkun, duke e mbyllur thuajse kapitullin e këtij çifti, që këtu, pavarsisht se janë për t’u luajtur edhe 90 minuta të tjera pas një jave në Kavajë. E kjo lidhet me faktin se Besëlidhja nuk ka ndërmend të merret me Kupën, por të përqnëdrohet në kampionat, ku këtë javë, ka një ndeshje shumë të vështirë me Elbasanin, në Lezhë. Pas humbjes së një jave më parë, në Skrapar dhe disa gjoba të pakuptimta, të vendosur për lojtarë të ndryshëm, këtë javë pritet edhe reagimi i skuadrës lezhjane. Nëse fitohet ndaj Elbasanit, atëherë Besëlidhja i rikthehet edhe një herë normalitetit, madje tani si pretendente, pasi skuadra që vjen nga Shqipëria e Mesme, këtë javë në Lezhë, ka ambicje të qartë për këtë sezon futbollistik.
Mejdan ZHIVANI