Ndonese kane kaluar plot 6 dite nga ai incident i ndodhur ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” ne mes drejtuesve te Beselidhjes dhe sekretarit te Federates Shqiptare te Basketbollit Franko Bushati, vetem sot lezhjanet jane kujtuar te kerkojne ndjese per ate se çfare ndodhi gjate ndeshjes gjysmefinale ndaj Vllaznise. E kane bere kete permes nje deklarate per shtyp ne
Deklaratë për Shtyp – Shoqata Besëlidhja Eagles Basket
Në lidhje me incidentin e ndodhur më datë 10.04.2025, Shoqata Besëlidhja Eagles Basket dëshiron të shprehë pozicionin e saj të qartë: ne distancohemi plotësisht nga çdo sjellje që bie ndesh me frymën sportive dhe me vlerat që përfaqësojmë.
Gjithashtu, i kërkojmë ndjesë Sekretarit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, z. Franko Bushati, për keqkuptimin dhe shqetësimin e shkaktuar nga ky incident. Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e ruajtjes së integritetit dhe imazhit të sportit në vendin tonë.
Shoqata jonë është dhe do të mbetet e angazhuar për të promovuar një kulturë respekti, tolerance dhe bashkëpunimi, ku sporti shërben si urë bashkimi dhe zhvillimi.
Shoqata Besëlidhja Eagles Basket mbetet e përkushtuar për të ndërtuar dhe forcuar marrëdhënie të shëndetshme me Federatën Shqiptare të Basketbollit dhe të gjitha institucionet përkatëse.
Vetëm përmes bashkëpunimit dhe dialogut mund të ecim përpara në shërbim të sportit dhe komunitetit.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme.
Shoqata Besëlidhja Eagles Basket