ë dielën e 2 gushtit, në orën 19:00, në “Loro Boriçi” do të luhet sfida “Play-Off’, mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes. Shkodranët vijnë pas një sezoni me oshilacione, ndërsa lezhjanët me dëshirën e madhe që të rikthehen në elitë, një ëndërr që ka tashmë një dekadë e gjysmë që kërkohet me ngulm nga presidenca lezhjane, që ka investuar shumë, por edhe nga tifozët e Besëlidhjes.

Ndaj edhe pasi kanë mundur Pogradecin, lezhjanët dhe trajneri Plori janë fokusuar te sfida e radhës që vlen shumë, finalja e madhe me Vllazninë.

Natyrisht që Plori dhe klubi kanë menduar që të grumbullojnë skuadrën, në mënyrë që të jenë sa më të fokusuar te sfida e radhës, ndërsa Besëlidhja është duke i kushtuar një rëndësi maksimale.

E nëse kjo sfidë luhej me tifozë mund të kishte një superndeshje dhe atmosferë elektrizuese, pasi luhet një finale sezoni për dy ekipet, por edhe për faktin se janë dy klube që i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar ndër vite duke nxjerrë edhe elementë cilësorë që kanë kontribuar me sukses dhe kanë spikatur deri në Kombëtare por edhe jashtë vendit në kampionate të njohura në Europe./Vipsport/