Besëlidhja është një skuadër me traditë në futbollin shqiptar prej së cilës kanë dalë shumë lojtarë të talentuar ndër vite që kanë kontribuar deri në ekipin kombëtar. Lezhjanët, vitet e fundit kanë qenë shumë afër Superiores, por nuk ja kanë dalë.

Megjithatë, në Lezhë kanë ndjekur një stradegji duke afirmuar lojtarë të talentuar, vendas por edhe të huaj nga tregu afrikan. Kristi Memi që është edhe në rolin e drejtorit teknik te lezhjanët, për “Vipsport.al” lidhur me stradegjinë e skuadrës lezhjane ka pohuar:

“Besëlidhja ka kërkuar Superioren, por nuk është ngjitur edhe për faj të sistemit. Por edhe këtë sezon nuk dorëzohemi, madje do e rivalizojmë Vllazninë, s’na mungon asgjë.

Megjithatë, në dy vitet e fundit, presidenca ka bërë një punë shumë të mirë. Shumë besim për talentet e reja, vendase por edhe të huaja.

Madje, kemi filluar që të përdorim edhe marketingun me futbollistët e rinj. Sidibe e Kamara, nga Flmaurtaari tani luajnë në Durrës dhe janë dy lojtarë që po spikatin në Superiore”.

“E ardhmja?! Do vazhdojmë me talentet, madje edhe vendase. Këtë sezon kemi shumë. Jam i bindur që në janar do të kemi shumë emra të tjerë që do kërkohen nga Superiorja.

Oumar Kamara, por edhe disa djem vendas. Unë kam shumë besim, madje edhe të dy afrikanët që kanë ardhur së fundmi. Koha do e tregojë”, – tha drejtori teknik i Besëlidhjes, Kristi Memi./vipsport/