Nga Maringlen ZHIVANI

Kryendeshja e Grupit A në Kategorinë e Dytë, Besëlidhja-Iliria, është fituar nga fushë-krujasit me rezultatin e pastër 2-0. Sa i takon kronologjisë së ndeshjes, takimi ka nisur shpejt me rastet, teksa në shkallët e stadiumit kanë qenë të pranishëm një numër i madh tifozësh. Megjithatë, vetëm 35-minuta ka mundur Besëlidhja të rezistojë ndaj presionit të miqve, pasi Olatunbosun arriti të çojë topin në rrjetë për Ilirinë e Fushë-Krujës.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të miqve. Pjesa e dytë nisi sërish me raste të shumta për të dy ekipet, por pa shënuar dot. Lezhjanët u munduan të rrezikojnë portën e Ilirisë herë pas here, por pa finalizuar siç duhet. Pas golit të parë, fushë-krujasit shënuan sërish me anë të Qehajës, i cili dërgoi shifrat në 0-2 për Ilirinë. Nuk ka më histori dhe sfida u mbyll 2-0 për fushë-krujasit. Me këtë fitore, Iliria e sheh veten në vendin e parë me një pikë më shumë se lezhjanët.


Besëlidhja-Iliria 0-2

Golat: Olatunbosun 35’, Qehaja 86’

Besëlidhja: Hoxha, Ruqi, Alcani, Dibra, Vukaj, Kaceli (Çepele 84’), Përlesi (Gjoka 73’), Elbasani, D. Marku, Çepeli (N. Marku 61’), Allamani (Tatej 73’) (në dispozicion: Gjoka, Maleci, Dedaj, Gjergji, Kovaçi) Tr: Dritan Smajli

Iliria: Xhika, Kallaku, B. Selmani, A. Selmani, Stafa, Okonkwo (Villarreal 70’), Koleci, Trokthi (Bakalli 59’), Qehaja (Markoçi 89’), Olatunbosun, S. Selmani (Veriu 89’) (në dispozicion: Rrushi, Abazi, Përgjoni, Grimci, Çereku, Likaj) Tr: Alfred Allamani