Beselidhja ‘merr hak” per barazimin e sezonit te kaluar ndaj Terbunit, barazim qe i la pa u ngjitur ne kategorine e pare. Pasditen e sotme, lezhjanet kane fituar me rezultatin 3-1 ndaj pukjaneve ne takimin e luajtur ne stadiumin e tyre.
Rezultati eshte zhbllokuar ne minuten e 20-te nga pukjanet, por ne fakt Arjet Bizi ka shenuar autogol ne porten e tij dhe si rrjedhoje ka kaluar ne avantazh Beselidhjen. Nje minute me vone do te ishte Kujtim Alcani qe do te shenonte dhe kesisoj brenda 60 sekondash, lezhjanet e shohin veten ne avantazh 2-0.
Me kete rezultat do te mbyllej pjesa e pare, pavaresisht se te dy ekipet provuan te shenojne serish por nuk ia arriten. Nderkohe ne fillimin e pjeses se dyte, Terbuni arrin te rihape ndeshjen sepse Longe do te shenonte golin e pare per te ne minuten e 58-te.
Miqte tentuan edhe te barazojne, por nuk ia dolen dot te shenojne nje gol tjeter, madje kane pesuar te tretin ne minuten e pare te shteses, kur futbollisti Napolon Marku do te shenonte golin qe vulosi fitoren perfundimtare te Beselidhjes me rezultatin 3-1.
Ne kete menyre pas javes se 5-te te kampionatit, Beselidhja ka arritur te grumbulloje 12 pike dhe ndodhet ne vendin e dyte te renditjes, vetem nje me pak se Luzi qe e kryeson ate. Nderkohe Terbuni mbetet me 8 pike duke u pozicionuar ne vendin e peste./www.shkodrasport.com/