Besëlidhja e Lezhës ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 81:77 (19:20, 29:15, 19:19, 14:23), në javën e dytë të Ligës Unike. Si rrjedhojë, Besëlidhja ka dy fitore të arritura, ndërsa Bashkimi dy humbje.
Çereku i parë ishte i baraspeshuar, duke përfunduar 19:20, derisa në periudhën e dytë, vendasit kanë treguar fuqinë, për të fituar këtë pjesë 29:15, që ishte edhe vendimtare në këtë përballje, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 48:35.
Perioda e tretë ishte e barabartë, 19:19, derisa në dhjetë minutat e fundit prizrenasit u munduan të rikthehen, dhe barazuan shifrat në 75:75, por në momentet vendimtare, Besëlidhja ishte më e mirë dhe fitoi 81:77.
Më të mirët te vendasit ishin Marcellus Garrick me 23 pikë e katër kërcime dhe Joshua Phillip Angle me 20 pikë e pesë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Lejson Zeqiri me 26 pikë e shtatë kërcime.