Beselidhja mund edhe Murlanin dhe pas javes se dyte te kampionatit, udheheq e vetme renditjen me pike te plota- 6. E sotmja ne fakt nuk ka qene aspak e veshtire per t’u arritur sepse perballe ka patur nje kundershtar i cili po kalon jo pak probleme ne kete fillim- sezoni.

Si rrjedhoje, Murlani ka rezistuar vetem 11 minuta ndaj lezhjaneve ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te Barbullushit. Ka qene mesfushori Kujtim Alcani ai qe ka zhbllokuar shifrat ne kete minute duke kaluar ne avantazh miqte nga Lezha.

Nderkohe ne minuten e 23-te ka qene mbrojtesi Arsen Elbasani qe ka dyfishuar shifrat dhe pjesa e pare do te mbyllej me rezultatin 2-0 ne favor te Beselidhjes. Ne pjesen e dyte do te ishte serish ky futbollist qe do te shenonte edhe golin e trete kater minuta para fundit.

Perfundimisht 3-0 ne favor te Beselidhjes qe kesisoj merr fitoren e dyte rradhazi dhe kryeson renditjen, nderkohe qe Murlani mbetet ne vendin e fundit me 0 pike dhe me nje golaverazh aspak te mire, 1-11.

Javen e ardhshme lezhjanet do te presin ne stadiumin e tyre Ilirine e Fushe- Krujes, nje sfide kjo qe do te tregoje forcen e vertete te te dy skuadrave, ndersa Murlani do te udhetoje drejt Kuçoves per t’u ndeshur me Naftetarin./www.shkodrasport.com/