Beselidhja e basketbollit te meshkujve e ka nisur mbare sezonin e ri duke fituar ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes se Federates Shqiptare te Basketbollit. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 108-66 ndaj ekipit te Partizanit.

Perballja e luajtur ne pallatin e sportit “GOGA” nuk ka patur shume histori. Lezhjanet e Afrim Bilalit e kane nisur ashtu si duhet duke e fituar perioden e pare ne shifrat 28-13. Avantazhi ka ardhur duke u thelluar edhe me shume ne te dyten qe mbyllet 26-12 dhe ne kete menyre, dy ekipet shkojne ne pushimin e ndeshjes me nje avantazh prej 29 pikesh ne favor te Beselidhjes.

Ne perioden e trete ka rivalitet dhe ajo mbyllet 22-21, ndersa ne te katerten epersia thellohet edhe me shume duke e fituar 32-20 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen me rezultatin e thelle 108-66. Nje diference prej 42 pikesh qe tregon me se miri supermacine e lezhjaneve ne kete sfide.

Per ta me i miri ka qene basketbollisti amerikan Blake Charles Marquardt qe ka shenuar plot 32 pike ne kete takim, pas tij Philbert Walton Weekes me 17 pike, e me rradhe Eldi Hysa me 15 pike, Elvis Beqo 14, Vinsent Grazhdani 12 etj.

Beselidhja kualifikohet per ne finale te ketij kompeticioni ku do te ndeshet pas dy ditesh me ekipin e Tiranes qe sot mundi Kamzen ne gjysmefinale me rezultatin e ngushte 91-89./SHKODRA-SPORT.COM/